Spitalit në Bern
Mbërritja në dritaren e foshnjës: Si mund të veprojë?
Anonimiteti është i garantuar. Nuk ka asnjë regjistrim me video. Edhe fotot e foshnjës nuk bëhen publike. Letra e nënës për foshnjën e saj ruhet e mbyllur me kyç.
Për çfarë duhet të mendoj?
Kur ju e vendosni foshnjën në dritaren për bebe, ajo bie në duar të sigurta. Kur fëmija rritet, ai ka dëshirë të mësojë diçka rreth nënës dhe babait të tij. Prandaj, shkruajini atij një letër krejtësisht personale. Përshkruajini rrethanat përse e keni lënë në dritaren për bebe. Gjatë përshkrimit tregoni gjithashtu shenja dashurie për të. Lëreni letrën pranë fëmijës në dritaren për bebe. Mos harroni: Sot ju mund të merrni ndihmën dhe këshillimin e nevojshëm në një bisedë private te Ndihma Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën (Schweizerische Hilfe für Mutter und Kind) në numrin e telefonit pa pagesë 0800 811 100, me qëllim që të shpëtohet jeta e një fëmije. Njoftoni dhe do të merrni ndihmën e duhur, në mënyrë të fshehtë dhe anonime. Duhet të tregoni kujdes edhe për shëndetin tuaj. Një lindje pa ndihmën mjekësore mbart shumë rreziqe. Merrni këshilla nga një mjeke ose mjek profesionist. Nëse ju nevojitet një mjeke ose një mjek i pavarur dhe pa pagesë, njoftoni Ndihmën Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën. Aty do të merrni ndihmën e nevojshme.
Ku mund ta gjej sërish foshnjën time?
Në ditët e para pas marrjes, foshnja qëndron në Lindenspital Bern dhe aty kujdesi që tregohet për të është i jashtëzakonshëm. Që nga ky moment, Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde (KESB) Bern merr përsipër përgjegjësinë për fëmijën. Ai ia beson kujdesin prindërve kujdestarë të dashur dhe me përvojë, dhe fillon kërkimin për prindër të përshtatshëm për birësim. Menjëherë sapo gjenden prindërit birësues, foshnja kalon në familjen birësuese.
Ju mund ta kërkoni sërish fëmijën tuaj deri në një vit pas braktisjes së tij. Por edhe pas kësaj kohe, Zyra e Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde e di gjithmonë se ku ndodhet fëmija deri në kohën që ai mbush moshën madhore.
Ju mund t'i drejtoheni Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde (KESB) Bern, Tel. 031 635 20 00.
Statistika mbi foshnjat e braktisura
Në dritaren për bebe në Bern janë braktisur foshnjat e mëposhtme:
1. | Vajzë | 11.04.2014 | Ora 12:01 | 3.375 g | 54 cm |
2. | Vajzë | 04.02.2015 | Ora 08.40 | 2.820 g | 47 cm |
3. | Vajzë | 11.08.2016 | Ora 11.00 | 3.225 g | 52 cm |
4. | Vajzë | 29.03.2021 | Ora 16.30 | 2.838 g | 50 cm |
5. | Djalë | 03.08.2021 | Ora 21.39 | 5.410 g | 56 cm |