Letër për nënën
E dashur nënë
Ju keni lindur një foshnje. Me këtë rast ju përgëzojmë përzemërsisht! E kuptojmë që vështirësitë e mëdha ju kanë shtyrë që të dorëzoni foshnjen tuaj në dritaren e foshnjes në Olten. Ne kemi mirëkuptim për vendimin e vështirë që keni marrë, dhe dëshirojmë t’ju konfirmojmë, që ju nuk do të ndiqeni penalisht për dorëzimin e fëmijës.
Ju gëzoni të drejtën të kërkoni rikthimin e foshnjes suaj deri në realizimin e një birësimi të mundshëm të fëmijës. Kjo mund të realizohet jo më vonë se një vit nga data e dorëzimit. Ndihma Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën- „ Die Schweizerische Hilfe für Mutter und Kind (SHMK)“, Tel. 0800 811 100 (linjë pa pagesë), e-mail: helpline@shmk.ch, ju ofron mbështetjen e nevojshme financiare dhe sociale falas-pa pagesë, në mënyrë që t’ju mundësojë një të ardhme të mirë për ju dhe fëmijën tuaj. Kërkoni këshillime, edhe në mënyrë anonime në qoftë dëshironi. Ne ju mbështesim gjithmonë! Na kontaktoni, kontaktet tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Kujdesuni gjithashtu edhe për shëndetin tuaj. Një lindje pa mbikqyrje mjekësore mbart rreziqe. Kërkoni këshilla nga ndonjë mjeke ose mjek prefesionist. Nëse keni nevojë për një mjek/e të besueshëm pa pagesë, atëherë vëni kontakt me Ndihmën Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën. Aty do të ndihmoheni.
Ne ju urojmë shumë forcë dhe guxim:
Spitali Olten, Mirjam Ludäscher, Mjekësi operative / Tel. 062 311 44 11
Ndihma Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën / Tel. 0800 811 100 (pa pagesë)