Në këtë vend ka një dritare për bebe
Një mundësi ndihme në situata ekstreme emergjente
Dritarja për bebe është një mundësi ndihme për situata ekstreme emergjente. Ajo bën të mundur që një nënë, e cila ndodhet në një gjendje pa rrugëdalje, ta dorëzojë fëmijën e saj në duar të sigurta dhe në mënyrë anonime. Nëna hap dritaren, e vendos foshnjën në shtratin e ngrohtë të përgatitur, merr "Letrën për nënën", mbyll përsëri dritaren dhe pastaj largohet. Pas tri minutash në spital tingëllon alarmi i dritares për bebe: Aty vjen një mami, e cila merr fëmijën. Fëmija trajtohet me përkujdesje plot dashuri. Pas disa ditësh u vjen radha prindërve kujdestarë dhe, më vonë, prindërve birësues. Nëna dhe babai i fëmijës kanë të drejtën që deri përpara ekzekutimit të birësimit të kërkojnë rimarrjen e fëmijës së tyre. Birësimi mund të ndodhë minimumi një vit pasi është lënë fëmija. Prindërit, të cilët përpara ose pas lënies së foshnjës njoftojnë Ndihmën Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën, në nr. e tel. 0800 811 100 (falas), përfitojnë ndihmë dhe këshillim pa pagesë, me qëllim që të shpëtohet jeta e fëmijës.