33 arsye për një foshnjë
- Sepse asnjë fjalë tjetër nuk tingëllon kaq e dashur, sa fjala "mama"
- Sepse fëmijët thonë me mijëra herë: "Të dua shumë"
- Sepse duhet të jem krenare që jam nënë
- Sepse koha e kaluar me një fëmijë është më argëtuese, sesa ajo e kaluar në një disko
- Sepse askush nuk mund të më detyrojë që të them "Jo" për një fëmijë
- Sepse një fëmijë ndihmon që të zgjidhen shumë probleme
- Sepse një "Jo" për fëmijën shkakton vetëm probleme
- Sepse një fëmijë rrit vlerësimin për veten
- Sepse e di që nuk do të jem asnjëherë vetëm, edhe kur të plakem
- Sepse unë marr ndihmë për fëmijën
- Sepse një fëmijë do të thotë e ardhme
- Sepse bota sot ka nevojë urgjente për talente të reja
- Sepse fëmija ka nevojë për mua
- Sepse një foshnjë është prova më e bukur e dashurisë
- Sepse Zoti dëshiron që fëmijët të jetojnë
- Sepse është diçka e bukur që të kërkosh për një emër
- Sepse fëmijët sjellin fat
- Sepse është diçka shumë e bukur të vështrosh në sytë e fëmijëve
- Sepse të qeshurat e foshnjës tingëllojnë më bukur se melodia më e bukur
- Sepse një foshnjë është një qenie njerëzore krejtësisht e pafajshme dhe e dëlirë
- Sepse me fëmijët mbetesh i ri për një kohë më të gjatë
- Sepse gratë shtatzëna zbukurohen çdo ditë – ato rrezatojnë dashuri së brendshmi
- Sepse më në fund mund të (ri)lexosh sërish përralla
- Sepse të qeshurat e një fëmije nxisin prodhimin e hormonit të lumturisë te nëna
- Sepse kjo Tokë ka nevojë për më shumë dashuri
- Sepse foshnjat kanë aromë shumë të mirë
- Sepse një fëmijë bën disa pyetje për të cilat duhet të mendohesh edhe vetë
- Sepse asgjë në botë nuk është aq e butë, sa lëkura e një foshnje
- Sepse mund të ndërtosh sërish kështjella me rërë në breg të detit
- Sepse të kesh fëmijë është mijëra herë më bukur sesa të mbash qen, mace ose breshka
- Sepse fëmijët mund të vishen në mënyrë shumë të këndshme
- Sepse ajo do të jetë foshnja më e bukur në botë
- Sepse Zoti në Bibël ka thënë: "Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni!"